Google ADS

Rënie apo rritje ekonomike në Kosovë?

10:40 | 2 Tetor 2022
A Z

Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova ka pasur rritje ekonomike në 4.9 për qind, ndërsa Guvernatori I Bankës Qendrore thotë se gjatë vitit 2022 rritja ekonomike ka pas rrënje në 3.8.

Por nga vjen rritja ekonomike, pavarësisht se cila statistikë është më e përafërt?

Eksperti i Ekonomisë Burim Berisha thotë se Kosova kohëve të fundit nuk ka pas investime të huaja, andaj edhe nuk mund të ketë rritje në këtë aspekt.

“Kosova kohëve të fundit nuk ka pas investime të huaja andaj edhe nuk mund të ketë rritje. Meqenëse BQK është instrument kryesor i cili matë rritjën ekonomike ajo është më e sakta, duke u bazuar edhe në të dhënat që kanë ardhur nga fondi monetar ndërkombëtarë edhe prej Bankës Botërore”, tha Berisha.

Ndërsa, analisti ekonomik Musa Limani nuk sheh që të ketë rritje këtë vit, por as në vitin tjetër.

“Në një vend ku ka inflacion siç është vendi ynë ka edhe çrregullira në rrjedha ekonomike. Është e palogjikshme që në këtë situatë të kemi rritje të konsiderueshme të zhvillimit ekonomik, dhe në kontekstin e kësaj mund të them se tek ne kryesisht rritjën e shtimit ekonomik e bënë konsumi. Si do që të jetë nuk kemi me pasur ndonjë rritje të lartë të zhvillimit ekonomik deri në fund të vitit dhe me siguri trendët do të zvogëlohen dhe do të kemi pasoja të rrjedhave ekonomike deri ne fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Limani

E, nga na vjen rritja ekonomike? Portali arbresh.info ka kontaktuar në Ministrinë e Financave mirëpo ata nuk kanë dhënë përgjigje.

Por, Eksperti i Ekonomisë Burim Berisha thotë se është një numër i faktorëve që rrisin ekonominë e vendit, gjë që tek ne nuk po ndodhë dhe nuk pritet të ndodhë as vitin tjetër.

“Qeveria e Kosovës është faktorë kryesorë në mos rritjen e ekonomisë për shkak se investimet të cilat kanë qenë në komuna, investimet nëpër autostrada nuk i ka filluar por i ka ndërprerë të gjitha. Ky është ai elementi kryesor që nuk është arritur ajo 4.9 % të cilën e ka proklamuar Qeveria. Po ashtu i ka blloku dhe investitorët e huaj. Pra është një numër i faktorëve të cilët përcaktojnë rritjën ekonomike, por më i rëndësishmi është investimet e huaja se në çfarë janë bazuar ato në veprimtari, fabrika për prodhim apo për tregti. Kryesisht janë këta faktorë të cilët tregojnë se ne kemi me pas një gjendje të vështirë këtë vit por edhe në vitin tjetër.

Njëjtë këtë situatë e sheh edhe analisti Musa Limani. Ai thotë se vendi ka kohë që ka hy në krizë ekonomike, dhe është e pamundur të kemi ndonjë dinamikë të zhvillimit ekonomik.

“Norma e papunësisë nuk ka ndryshuar, është e lartë. Nuk kemi rritje të eksportit vetëm rritje të importit, struktura e pavolitshme ekonomike, pastaj pagat e ulëta. Prandaj të gjithë indikatorët ekonomik markoekonomik tregojnë se është e pamundur që të kemi ndonjë dinamikë të zhvillimit.” ka thënë Limani.

Kujtojmë se si pasojë e mos shpenzimit të energjisë elektrike Qeveria ka ndaluar eksportin e peletit. Po ashtu edhe ndalimin e eksportit të miellit, vajit si dhe disa produkteve tjera esenciale./Vjollca Gajraku/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme