Një 31-vjeçar nga Kosova është hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi 14,000 paund dhe 2600 euro në kufirin e Morinës.
I riu me iniciale B. G., i cili lëvizte me mjetin tip “Porsche”, në vijën e dytë të kontrollit në Republikën e Shqipërisë iu bë kontrolli i imtësishëm.
Më pas policia gjeti paratë e padeklaruara në makinën e 31-vjeçarit, lindur në Kosovë dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat tashmë janë sekuestruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”./tch/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...