Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Hoti, përmes një shkrimi në Facebok ka thënë se është dëmi i madh për vendin që të vazhdojë me këtë qeveri në krye.
Sipas tij edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte sesa gjatë këtij viti qeverisës.
“I kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën. I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë. E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer”, ka shkruar Hoti.
“Edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend. Ky është dështim total. Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje”, përfundon ish-kryeministri./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...