Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.
Halimi, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se është ajo është më e sigurtë kur ndjek pasionin e saj në alpet e vrazhda, sesa kur ecën rrugëve të qyteteve tona.
Tutje, Halimi u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin gjithçka që është në domenin e tyre, për t’i bërë rrugët, qytetet e shtetin e Kosovës vend të sigurtë.
“Rasti i sotëm i sulmit të tmerrshëm ndaj alpinistes Mrika Nikçi na rikthen edhe një herë në kujtesë se sa është e cënueshme siguria e vajzave tona. Madje edhe një alpiniste e cila pushton maja e lartësi të rrezikshme duke ngritur kësisoj emrin e shtetit tonë në botë; ironikisht, është më e sigurtë kur ndjek pasionin e saj në alpet e vrazhda, sesa kur ecën rrugëve të qyteteve tona. Natyrshëm, asaj nuk i mungoi guximi as tani për ta raportuar këtë sulm të tmerrshëm, që e pamë edhe me figurë, i cili po nuk mori dënimin e merituar, kushedi nga sa raste të tjera mund të pasohet. Institucionet tona të ndërmarrin gjithçka që është në domenin e tyre, për t’i bërë rrugët, qytetet e shtetin e Kosovës vend të sigurtë”, ka shkruar Halimi./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...