Google ADS

FIFA shkruan për vizitën e Infantinos në Kosovë, e nis shkrimin me fjalimin e presidentes Osmani

22:03 | 30 Shtator 2022
E.H

Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ka vizituar Kosovën të premten dhe për këtë ka shkruar faqja zyrtare e FIFA-s, duke i dhënë një rëndësi të veçantë kësaj vizite, ku i pari i futbollit botëror takoi edhe drejtuesit e shtetit.

“Presidentja e Kosovës,  Dr. Vjosa Osmani, ka folur për fuqinë e futbollit për t’u bashkuar kur takoi Infantinon, gjatë vizitës së tij të premten në Prishtinë”, shkruan FIFA.

FIFA shkruan për vizitën e Infatinos nga fillimi, kur u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe vizita e tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova i zhvillon ndeshjet në shtëpi, transmeton telegrafi.

“Në vizitën e tij në Kosovë diskutuam për fuqinë unifikuese të futbollit, përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive dhe vazhdimin e fuqizimit të talenteve tona të shquara”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani, shkruan FIFA.

Ndër çështjet e diskutuara nga Infantino dhe Ademi ishin idetë për një stadium kombëtar në Kosovë dhe ndërtimin e më shumë fushave të futbollit.

“Presidenti i FIFA-s ka ndjekur edhe një prezantim të FFK-së për projektet e FIFA Forward që janë duke u ndërmarrë në vend. FFK-ja është angazhuar në mënyrë aktive me programin FIFA Forward që nga fillimi i tij në vitin 2016. Ajo ka angazhuar fonde nga projekti FIFA Forward për ndërtimin e gjashtë fushave artificiale për klubet e ligës dhe një projekt për zbatimin e teknologjisë VAR”, shkruan FIFA.

Gianni Infantino ka pasur takime të ndara edhe me: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti; Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku; dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili i dorëzoi çelësin e kryeqytetit.

LEXO EDHE: https://www.arbresh.info/lajmet/infantino-takohet-me-kurtin-i-dhuron-fanellen-me-numrin-9/

Presidenti i FIFA-s shoqërohej nga fituesi i Kupës Botës dhe tani këshilltar i lartë i futbollit në FIFA, Youri Djorkaeff, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) Muamet Sejdini.

FIFA në fund ka shkruar se si Kosova u bë anëtare e FIFA-s në vitin 2016.

“Kosova drejtohet nga Alain Giresse, një ish-mesfushor francez, dhe mundi Qipron 5-1 të martën në Ligën e Kombeve të UEFA-s, ndeshja e tyre më të fundit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme