Arrestohet personi që ngacmoi seksualisht alpinisten Nikqi, policia jep detaje

20:31 | 30 Shtator 2022
E.H

Një person me iniciale F.B është arrestuar në Pejë pasi që me datën 27.09.2022 rreth orës 21:30 ka ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke ecur në rrugën “Wesli Clark” në Pejë, i dyshuari e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё -Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima, që është alpinistja Mrika Nikqi, ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka shkuar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe ka deklaruar pёr ngjarjen.

“Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar:F.B lindur me 1997”, thuhet më tejë në njoftim.

Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./arbresh.info/

LEXO EDHE:

https://www.arbresh.info/lajmet/alpinistja-mrika-nikci-publikon-videon-e-sulmit-seksual-ndaj-saj/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme