Google ADS

Putin shpall aneksimin, Zelenski kërkon anëtarësimin e përshpejtuar në NATO

17:22 | 30 Shtator 2022
E.H

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës ka kërkuar anëtarësim të shpejtë në NATO, pasi  Vladimir Putin, u përpoq të aneksonte katër rajone të Ukrainës.

Zelensky në një postim në Telegram tha se Ukraina po e bën një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

“Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, është shprehur Zelensky, shkruan BBC transmeton arbresh.info.

Përpara se Rusia të dërgonte forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt, Moska po kërkonte garanci ligjërisht të detyrueshme që Ukraina nuk do të pranohej kurrë në NATO, në aleancën ushtarake e udhëhequr nga SHBA.

Rusia e përdori këtë si pretekst, ndër të tjera, për të nisur të ashtuquajturin operacionin e saj special ushtarak.

Kujtojmë se gjatë fjalimit të sotëm, Putin e ftoi Ukrainën që të kthehet në negociata, teksa ka shtuar se qytetarët e Luhanskut, Donteskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se aneksimi i këtyre territoreve është i panegociueshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme