Google ADS

Miratohet drafti për strategjinë e arsimit, i kushtueshëm 323 milionë euro

17:11 | 30 Shtator 2022
E.H

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar draftin e strategjisë së arsimit për vitet 2022 – 2026.

Sipas Ministries së Arsimit, Arbërie Nagavci, u janë dashur nëntë muaj që të vijnë me këtë strategji që numëron pesë prioritete në pesë fusha.

“Dokumenti i strategjisë së arsimit është i organizuar në pesë fusha prioritare tematike: edukimin për fëmijëri të hershme, arsimin parauniversitar, arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin e të rriturve dhe arsimin e lartë dhe digjitalizimin e arsimit. Në pajtim me standardet e planifikimit, secili nga këto fusha është përcaktuar nga një objektiv strategjik që është zbërthyer pastaj në objektiva specifikë. Është hartuar edhe plani i veprimit dhe është vlerësuar kostoja financiare e zbatimit të kësaj strategjie e cila është në lartësi prej 323 milionë eurove, ndërkaq deri më tani janë siguruar rreth 70% të kësaj shume”, tha Nagavci./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme