Angazhimi i përbashkët për zhvillimin e sportit, si dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe mbështetje të strukturave sportive për zhvillim të futbollit, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe rolin që sporti luan në shoqërinë tonë, duke thënë se futbolli na bashkon sot, ashtu siç na ka bashkuar edhe në kohët më të vështira.
Në takim u ritheksua përkushtimi i Qeverisë për sigurimin e kushteve, infrastrukturës ligjore dhe fizike, si dhe mbështetjes maksimale financiare për zhvillim të sportit në vendin tonë, thuhet në komunikatën për media.
U bisedua për ngritjen e kapaciteteve profesionale me qëllim të mbajtjes së talentit vendor brenda Kosovës me fokus te gjeneratat e reja, dhe konsolidimi i infrastrukturës fizike sportive për sportin e futbollit.
Po ashtu, u veçua potenciali i sportistëve të mërgatës dhe rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare.
U tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e hapur për bashkëpunim me të gjitha strukturat sportive ndërkombëtare dhe vendore për të siguruar zhvillimin e futbollit vendor në përputhje me zhvillimet më të reja të sportit global.
Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ai i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, si dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...