Google ADS

Abelard Tahiri: Subvencionimi i Qeverisë dhe ngritja e çmimeve kanë qenë të paarsyeshme

11:30 | 30 Shtator 2022
K.B

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Abelard Tahiri deputet i PDK-së, tha se subvencionimi i Qeverisë dhe ngritja e çmimeve kanë qenë të paarsyeshme.

“Ngritja e çmimit ka qenë i paarsyeshëm dhe subvencionimi i qeverisë ka qenë poashtu i paarsyeshëm. Kur jemi takuar herën e fundit, na keni thënë se jeni pajtuar me metodologjinë për borxhin që Kosova mund ta ketë nga ZRrE”.“Sa prej mjeteve janë lëshuar nga MF janë bërë për muajt janar e deri në prill. Ju si ministri a jeni njoftuar sesa është borxhi i Kosovës që e obligon KESCO për këta muajt”, tha Tahiri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme