Sali: Vazhdimisht hapim konkurse, por me vështirësi gjendet kuadër i gatshëm mjekësor

08:55 | 30 Shtator 2022
A. B.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Bekim Sali, ka deklaruar për media se gjithnjë e më shumë po vështirësohet gjetja e stafit mjekësor për të punuar në Spitalin Special për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup.

Ai tha se mjekët kërkojnë poyita më të privilegjuara, ndaj shmangin aplikimin për punë në këtë spital.

“Fatkeqësisht, jemi përballë një shoqërie që kërkon pozicione të privilegjuara pune dhe është më e vështirë të gjesh staf për të punuar me spitalet ku ka pacientë të rëndë me plagë dekubiti. Vazhdimisht hapim konkurse, kërkojmë punëtorë shëndetësorë, por nuk ka ndonjë sukses, është më e vështirë të gjesh staf të gatshëm për t’u marrë dhe për të ofruar shërbime shëndetësore për këta pacientë”, tha ministri Sali.

Ndryshe ai potencoi se në dy vitet e fundit ka ndaluar disi trendi i ikjes së kuadrove mjekësor nga Maqedonia.

Për këtë ai u shpreh se një ndër arsyet është përmirësimi i kushteve mjekësore dhe financiare për mjekët dhe ekipet ndihmëse./AlsatM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme