Google ADS

“Hala” lansohet kënga e re nga Era Istrefi dhe Don Xhoni

08:38 | 30 Shtator 2022
A. B.

Artistët e njohur, Era Istrefi dhe Don Xhoni kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Projekti titullohet “Hala”, dhe është prodhuar nga SBS Entertainment, teksa për tekstin janë përkujdesur vet Era dhe Don Xhoni, shkruan arbresh.info

Në klip të dy u paraqiten të veshur me shumë stil, Era mori vëmendje me dukjen tejet atraktive ndërsa nuk munguan as skenat ku shihen të afërt me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që, ky bashkëpunim vjen pas projekteve të suksesshme solo që dyshja lansuan gjatë verës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme