Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të kërcënonte perspektivat për paqen në rajon, tha të enjten shefi i OKB-së, Antonio Guterres.
“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet”, u tha ai gazetarëve.
Kremlini njoftoi më 29 shtator se do t’i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 30 shtator.
Në të, sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.
Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë.
Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014./rel
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri
Milaim Zeka këndon ezan në Big Brother, shprehet edhe kundër...
Rey Manaj filloi rikthimin te Sivasspori, për ta përmbysur A...
Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të...
Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
Ndikimi i Rusisë i pranishëm në prag të zgjedhjeve të rëndës...