Ministria e Financave në RMV kërkon të miratohen ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit

12:39 | 29 Shtator 2022
A. B.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sa më parë t’i miratojë ndryshimet e Ligjit për organizim të lojërave të fatit me të cilat do të sigurohet 500 metra largësi të bastoreve nga shkollat, bëjnë thirrje nga Ministria e Financave, me propozim të së cilës prej qershorit të vitit të kaluar ligji është në procedurë kuvendore de pret debat në Komisionin amë për financim de buxhet.

“Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, që është përgatitur nga Ministria e Financave, më shumë se një vit është dërguar në Kuvendin e RMV-së dhe është në procedurë kuvendore, në lexim të parë. Përkatësisht në qershor të vitit 2021 është dërguar në Kuvend, ndërsa në rend dite të mbledhjes së Komisionit për financim dhe buxhet, si trup amë i punës, u vendos në shqyrtim në mbledhjen e 34-të të caktuar për më 9 shkurt të këtij viti, në të njejtën nuk u votua as rendi i ditës. prej atëherë nuk është caktuar vazhdim i ri i mbledhjes në mënyrë që të mund të shqyrtohet kjo zgjidhje ligjore e cila është kahëzuar para së gjithash ta mbrojë popullatën e mitur nga përfitimi i shprehive joadekuate”, thonë për AIM nga Ministria e Financave.

Zgjidhja e re ligjore, siç sqarojnë, parasheh distanca e objekteve në të cilat organizohen lojërat e fatit dhje lojërat argëtuese të jetë së paku 500 metra larg institucioneve arsimore, ngritje të kritereve dhe kushteve për marrje të licencës dhe rritje të konsiderueshme të të dhënave për organizuesit e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese.

Gjithashtu, me qëllim që të pamundësohet qasja e lehtë e personave të mitur me Ligjin propozohet edhe vendosja e kufizimit të numrit në vendet pagesore të bastoreve, si dhe kufizim i numrit të hapësirave afariste të klubeve të automateve që hapen me një licencë të dhënë, si dhe vendosje të kompensimit për çdo vend pagese, përkatësisht hapësire afariste për klub automati.

“Që këtu, mund të cekim, se i bëjmë thirrje pushtetit ligjvënës për miratim sa më të shpejtë të kësaj zgjidhjeje ligjore, por nga ana tjetër u bëjmë thirrje edhe organizuesve të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese të mos parashtrojnë kërkesë për hapje të vendeve pagesore të lojërave të fatit në afërsi të institucioneve arsimore, sepse me miratimin e zgjidhjes së re ligjore të njëjtat do të duhet të mbyllen”, theksojnë nga Ministria e Financave.

Nga Komisioni për financim nuk ka paralajmërim për mbajtjen e mbledhjes, por theksojnë për atë se për Propozim ligjin, do të veprohet në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ndërkaq pasi të përfundojë debati për dy pikat që janë në rend dite të mbledhjes kuvendore.

Kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanovski për AIM deklaroi se Propozim ligji është pika e tretë në rend dite të Komisionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme