Google ADS

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11:56 | 29 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 106 mostrave të marra.

Ministrisa ka njoftuar se janë shëruar 10 qytetarë, ndërsa nuk është raportuar ndonjë rast me fatalitet.

Aktualisht janë 37 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 34 persona kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme