Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur një “përplasje” me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
Derisa ishte duke folur për grevën, Haradinaj i ka thënë Muratit që nëse do të flasë nga vendi le të urdhërojë në foltore, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.
“Mësimdhënësit e Kosovës shumica e tyre janë prindër dhe kanë fëmijë. A beson dikush që ata mësimdhënës prej qefit kanë nejt në shpi dhe i kanë lënë edhe fëmijët e tyre në shpi, a ka dikush që e beson këtë. Kjo pyetje e do një përgjigje të drejtë. Nga 2018 pagat nuk janë rritë, prej atëherë, vazhdon intenzivisht me u shtrenjtu jeta, jo veç për mësuesit por të gjithë të tjerët. Janë shtrenjtu produktet bazë, ushqimi. Hajde në foltore, urdhno a do në foltore?”, ka thënë Haradinaj, teksa ndërpreu fjalën e tij në foltoren e Kuvendit./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...