Kriza energjetike ka përfshi jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë Evropën.
KEDS-i këto ditë ka paralajmëruar se këtë vit do të kemi dimër të ashpër.
Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it thotë se qytetarët duhet të evitojnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa tjera për ngrohje e të kursejnë energjinë elektrike.
“Një dimër i vështirë dhe i paparashikuar na pret e dimë që është komplet në krizë krejt Evropa, sigurisht se edhe ne jemi pjesë e saj dhe zgjidhja e vetme është kursimi i energjisë elektrike, pasi që po flasim për çmime stratosferike me berzat ndërkombëtare të cilat për Kosovën janë të papërballueshme. Qytetarët duhet të fillojnë të mendojnë forma alternative të ngrohjes si me pelet, dru ose forma tjera dhe të evitojnë ngrohjen me energji elektrike”, tha Buzhala.
Ndërsa F.P qytetar nga Prishtina thotë edhe pse mundohemi të kursejmë energjinë prapë po kemi problem gjatë dimrit.
“Ne jemi familje gjashtë anëtarëshe dhe ngrohemi me dru. Mundohna me kursy rrymën, por prap po ndalet rryma edhe fatura na vjen shumë shtrenjtë, edhe pse jemi pagues të rregullt. Duhet tua ndalin atyre që nuk paguajnë edhe ngrohen me rrymë”, thotë F.P.
Ndërsa eksperti i energjisë, Fatos Aliu, thotë se duhet të kursehet energjia, mirëpo është dashtë më herët të ngritët vetëdija e qytetarëve për kursim të energjisë.
“Të gjithë bashkërisht të jemi konstruktiv nga kandi pozitiv, e jo vetëm nga këndi kritikë. Është dashtë me kohë të ngritet vetëdija për kursim për efiqiencë dhe sigurim të energjisë. Energjia duhet të kursehet, sepse është edhe interesi i gjepit të qytetarit, mirëpo kur nuk ka rrym s’kemi çka kursejmë. Jemi me një vonesë shumë të madhe edhe kemi hy me vonesë në kapacitete edhe me krizën globale të sektorit të energjisë, ka reduktime edhe në Evropë e mos të flasim për koston, kjo është një gjendje e jashtëzakonshme. Kjo situatë është dashtë të ishte përgjegjësi qysh para 20 viteve, e jo vetëm tash. As efiqienca nuk është realizuar, është potencial i madh i zbatimit të masave te efiqiencës që mund të bëhet, nuk është fjalë të bëhet menjëherë po hap pas hapi, njëjtë shkon edhe një bllok i ri”, tha Aliu.
Kujtojmë se edhe Kryeministri Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë ndërmarrë disa masa për të kursyer energjinë elektrike. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...