Putin po përdor aneksimin dhe mobilizimin “për të mbyllur vrimat” në Ukrainë

07:33 | 29 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Pas mbajtjes së referendumeve të rreme në rajonet ukrainase pjesërisht të pushtuara për “bashkimin me Federatën Ruse”, Kremlini duket se po lëviz shpejt drejt pretendimit të sovranitetit mbi territorin ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet që t’i drejtohet kombit më 30 shtator për të formalizuar këtë lëvizje. Procesi duket se është pothuajse identik me atë që kulmoi me aneksimin rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.

Për më tepër, Putin së fundmi ka njoftuar për “mobilizim të pjesshëm ushtarak” me qëllimin që të thërrasë të paktën 300.000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

Këto zhvillime vijnë në kohën e kundërofensivës së suksesshme ukrainase që ka dëbuar forcat ruse nga rajoni i Harkivit dhe i ka dhënë një goditje të rëndë Moskës.

Current Time, rrjeti në gjuhën ruse që Radio Evropa e Lirë udhëheq në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, ka biseduar me profesorin e shkencave politike, njëherësh analistin e pavarur, Ivan Preobrazhensky, për të marrë mendimin e tij sa i përket ndryshimeve taktike të Kremlinit.

Current Time: Me fjalimin e paralajmëruar të presidentit Vladimir Putin, drejtuar kombit më 30 shtator, Kremlini duket se dëshiron të vazhdojë me aneksimin e katër rajoneve ukrainase. Sa realiste janë këto plane, duke pasur parasysh situatën ushtarake dhe ndërkombëtare?

Ivan Preobrazhensky: Po flasim për një spektakël televiziv që Kremlini po planifikon. Është e qartë se asnjë referendum normal nuk po mbahen askund. Është e qartë se askush jashtë Rusisë nuk po i merr seriozisht asnjë nga këto vendime. Ndërkaq, brenda Rusisë të gjithë e kuptojnë se kjo është një performancë. Dhe, nuk është problem që të jepet një spektakël: ata kanë të gjitha burimet dhe mundësitë e nevojshme./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme