Javën e ardhshme mund të fillojë procesi mësimor në tërë vendin, pas më shumë se një muaji të grevës së përgjithshme të mësimdhënësve.
Në fakt, në mungesë të një marrëveshje me Qeverinë, SBASHK-u ka vendosur ta pyesë anëtarësinë e saj nëse është pro ndërprerjes së grevës dhe fillimit të mësimit më 3 tetor.
SBASHK-u ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së mësimit deri në janar, me qëllim që t’i japë kohë Qeverisë për reflektim në përmbushjen e kushteve të sindikalistëve.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se beson fuqishëm se anëtarësia e SBASHK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla.
“Mendoj se ky ësht një vlerësim pozitiv që flet se ka pasur reflektim brenda sindikatës dhe fuqimisht besoj se edhe anëtarësia do ta dëgjoj këtë zë që ka ardhur nga udhëheqja e Sindikatës dhe do ta mbështesë propozimin e saj për ndërprerjen e kësaj greve. Kjo do të mundësonte që të gjitha kërkesat t’i diskutojmë në mënyrë të qetë dhe pa i futur në mes nxënësit”, ka theksuar Pupovci në RTK.
SBASHK-u ka kërkuar që deri në janar Qeveria të mbështetes shtesën e pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike, përfshirë shkallën e inflacionit, pastaj plotësim ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse si dhe plotësim ndryshimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.
“Nuk kam dyshim se tek deputetët dhe tek Qeveria ekziston disponimi për t’i ndryshuar këto ligje, që të përmbushen jo vetëm kërkesat e sindikatës por edhe kërkesat e arsyeshme të të gjithë punonjësve. Sa i përket kërkesës së parë Qeveria e ka aprovuar një pako e cila vlen deri në fund të këtij viti dhe me siguri se gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2023 do të mendohet si të tejkalohet kjo situatë edhe në vitin 2023 sepse inflacioni nuk do të përfundojë në dhjetorin e këtij viti. Se a do të mund të përmbushet kjo kërkesë, rritja ekonomike plus inflacioni, është diçka që duhet të kalkulohet sepse po flasim për shifra relativisht të mëdha. Inflacioni na doli diku rreth 19 përqind sipas Bankës Botërore dhe rreth 14 përqind sipas Agjencisë sonë të statistikave”, ka shtuar Pupovci.
Ndërkaq, Albena Reshitaj, nënkryetare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, ka theksuar se në reflektim ndaj situatës aktuale në arsim kanë dështuar të gjithë.
“Në reflektim dhe reagim politik kemi dështuar të gjithë, duke u nisur prej Qeverisë, Kuvendit por edhe Sindikatës, sepse paralajmërimi i SBASHK-ut për greva ka qenë i hershëm. Ne kemi parë një moslëvizje të Qeverisë rreth mundësisë së një dialogimi të mirëfilltë social për të arritur një marrëveshje. Ndërkaq, si Kuvend apo si përfaqësues të popullit, në bazë të mandatit që kemi, është dashur t’i shikojmë mundësitë që edhe ne të interferojmë”, ka theksuar Reshitaj.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...