Google ADS

Haradinaj: Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe me njohje reciproke

20:15 | 28 Shtator 2022
E.H

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se tash është koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka dhënë gjatë një bashkëbisediimi me qytetarët e Istogut.

Sipas tij, Qeveria s’duhet të ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Koha më e mirë që qeveria jonë të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme