Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se javën tjetër pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nagavci shtoi se edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti.
“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja”, ka shkruar ajo.
“Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme”.
Tutje, ka thënë se Ministria e Arsimit është në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja.
“Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u rinovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse, edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka përfunduar Nagavci./arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...