Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur për një raund tjetër të sanksioneve të propozuara ndaj Rusisë që ajo do t’i vendosë 27 vendeve anëtare.
Përmes një postimi në Twitter Von der Leyen thotë se “javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri” përmes mobilizimit dhe “referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë”.
BE-ja është “e vendosur të bëjë që Kremlini të paguajë me një paketë të re sanksionesh shtrënguese kundër Rusisë”, thotë von der Leyen.
Ajo synon të kufizojë më tej tregtinë për të izoluar dhe kufizuar ekonominë e Rusisë edhe më shumë: “Një ndalim i ri gjithëpërfshirës i importit të produkteve ruse do t’i mbajë ato jashtë tregut evropian dhe do t’i privojë Rusisë një të ardhur shtesë prej 7 miliardë eurosh.”
BE-ja do të zgjerojë listën e produkteve që nuk mund të eksportohen në Rusi, veçanërisht në lidhje me armët, avionët dhe substancat kimike.
Kjo do të “dobësojë kapacitetin e saj për të modernizuar” bazën ushtarake të Rusisë.
Von der Leyen thotë gjithashtu se sipas paketës, shtetasve të BE-së do t’u ndalohet të ulen në organet qeveritare të ndërmarrjeve shtetërore ruse, duke thënë: “Rusia nuk duhet të përfitojë nga njohuritë dhe ekspertiza e BE-së”./arbresh.info/
Russia has escalated the invasion of Ukraine to a new level.
And we are determined to make the Kremlin pay the price for this further escalation.
Today, we are proposing a new package of biting sanctions against Russia ↓
https://t.co/MrirRm1m4l— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 28, 2022
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre