Komisioni Evropian i transferoi sot buxhetit të Kosovës edhe 5.25 milionë euro të tjera për ta ndihmuar atë në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
Transferimi i sotëm sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës Resilience të nënshkruar në vitin 2020, në një total prej gati 26 milionë euro.
“Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet vulnerabël, duke u përballur me vështirësitë financiare gjatë situatës së vështirë aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Mbështetja buxhetore është një formë e mbështetjes së BE-së, ku BE-ja shpërblen progresin që bëjnë qeveritë në zbatimin e strategjive të tyre dhe në arritjen e objektivave që i kanë vendosur vetes. Pagesa e mëparshme e BE-së në lidhje me kontratën e Resilience ishte 20.5 milionë euro, e disbursuar në dhjetor 2020.
BE-ja inkurajon qeverinë e Kosovës që të adresojë dobësitë në sistemin e sigurimeve shoqërore për të synuar më mirë familjet e varfra, disa prej të cilave aktualisht nuk kanë të drejtë për mbështetje. Meqenëse të ardhurat e disponueshme zvogëlohen veçanërisht për grupet vulnerabël, alokimet buxhetore të mbështetjes duhet të jenë të orientuara mirë dhe transparente. /arbresh.info/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji