Këngëtarja e famshme, Ariana Grande u pa në xhirimet e “Wicked” për herë të parë në Londër të martën së bashku me bashkëshortin e saj Dalton Gomez.
29 vjeçarja ishte veshur thjeshtë teksa u pa duke u larguar nga seti i xhirimeve dhe duke hyrë në një veturë në pritje pas një dite xhirimesh të adaptimit të ardhshëm skenik, shkruan Daily Mail.
Ariana do të luajë rolin e Glindas në “Good Witch”, që është adaptimi filmik i shfaqjes hit së teatrit Broadway.
Dyshja filluan për herë të parë lidhjen në janar të vitit 2020, me këngëtaren që njoftoi fejesën e tyre në dhjetor.
Ata u martuan në një ceremoni private në Montecito, Kaliforni në maj të vitit 2021, ku ajo kishte veshur një fustan të personalizuar nga Vera Wang. /arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...