Arrestohet një shtetas rus në pikën kufitare Kullë – i sekuestrohen 10 mijë dollarë amerikan dhe dy mijë euro

10:06 | 28 Shtator 2022
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë, ka arrestuar një shtetas rus.

Arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10, pasi që i dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndalë për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 (dhjetë mijë) dollar amerikan dhe 2000 (dy mijë) euro.

I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme