Jusuf Azemi ka thënë se nuk është kërkuar askush nga sektori privat për të biseduar mbi pakon e përballjes së inflacionit.
Ai ka treguar se punëtorët në sektorin privat paguhen vetëm nga 170 euro në muaj dhe krahas kësaj, ka kërkuar vetëm bashkëpunim me Kryeministrin Kurti ose të paktën, vetëm 30 për qind të realizimit të premtimeve përgjatë fushatave.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se një herë të vetme nuk është ftuar një përfaqësues nga sektori privat për t’u diskutuar lidhur me ndihmën në kuadër të pakos për përballjen e inflacionit.
Në RTV Dukagjini, Azemi ka thënë se 50 eurot e ofruara nga pakoja për përballimin e rritjes së inflacionit, pako të cilën e prezantoi krahas Ministrit të Financave, Murati, ishte vetëm një stimulim.
“E bënë një stimulium 50 euro për kompanitë, kam pasur dëshirë që të keni bërë gabim teknik dhe për tre herë radhazi kemi thënë kryeminsitrit po na duhen 100 euro edhe së paku ato 50 euro që keni premtuar. Nuk kemi dialog social, Albin Kurti është kryeministër i imi, dhe jemi prezent kur them se kurrë nuk kam për t’a kërkuar shkarkimin e tij dhe nëse ju e kërkoni, ne kemi me mbajt se nesër ndoshta vepron pozitivisht. Ne na duhet një ministër që punon pak më gjatë në disa çështje që i kemi në rend”, ka deklaruar Azemi.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...