Google ADS

Çitaku: Betejën e kemi me Albin Kurtin

20:08 | 27 Shtator 2022
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, edhe njëherë i ka dalë në mbrojtje ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish luftëtarëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se UÇK-ja nuk është vetëm e PDK-së, por e krejt Kosovës.

Ndërsa, ka shtuar se “betejën e kemi me Albin Kurtin”.

“Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujt nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet”, ka shkruar Çitaku.

Më tej ajo ka thënë “po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonëse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë”.

“T’i ndajmë gjërat. Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejën e kemi për të ardhmen. Bashkë”, ka shkruar Çitaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme