Google ADS

Deklarohet MPJD-ja: Nuk i është dhënë leje për hyrje në Kosovë Petar Petkoviqit

19:29 | 27 Shtator 2022
L G

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) ka bërë të ditur se nuk i ka dhënë leje drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

MPJD përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nuk e miraton kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

MPJD-ja ka dhënë edhe arsyen e refuzimit të kërkesës së Petkoviq.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, z. Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës me datën 27 shtator 2022. Mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e z. Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. Shpresojmë që në të ardhmen z. Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë./arbresh.info/

​LEXO EDHE

Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë – Arbresh.info

Të ngjashme