Google ADS

Tahiri: SHBA për Kosovën është e vetmja adresë e qëndrueshme në rrugëtimin të saj

16:20 | 27 Shtator 2022
E.H

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri po qëndron në SHBA, ku sot ka vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se “SHBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO”.

“Kosova edhe pse shtet i vogël, ka një potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe investimet nga ky shtet dhe nga ShBA-ja janë investime të sigurta”, ka shkruar mes tjerash Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme