Policia e Kosovës ka njoftuar se Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A (M/K) i moshës 21 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej katër ( 4) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
KQZ nesër shpallë rezultatet përfundimtare
Hapet tuneli i Murrizit, i pranishëm Rama
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit – tri...
Hapet Tuneli i Murrizit, Balluku: Gjatësia e tij është 3. 8 ...
Armët amerikane vazhdojnë të shkrepen në fushëbetejë në Ukra...
Takohen Konjufca e Guerot, flasin për zhvillimet në Kosovë