Google ADS

Ambasada e SHBA-së: Marrëveshja Rusi-Serbi për koordinimin e politikave të jashtme, hap i gabuar

13:51 | 27 Shtator 2022
A Z

Më 23 shtator në margjinat e sesionit të 77-të, të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të Rusisë

Kjo marrëveshje e nënshkruar mes dy vendeve  po shihet si hap i gabuar, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në një përgjigje për arbresh.info, duke iu referuar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, kanë vlerësuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

Tutje në përgjigje thuhet se, lajmi për këtë marrëveshje të nënshkruar me Rusinë ishte befasues.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës. Lajmi për këtë marrëveshje të nënshkruar me Rusinë ishte befasues dhe qëndron në kontrast të plotë me takimet e tjera konstruktive në Nju Jork me zyrtarët serbë. Përafrimi i mëtejshëm me Rusinë është një hap në drejtimin e gabuar dhe në kundërshtim me aspiratat evropiane të deklaruara të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku sipas tij marrëveshja Serbi-Rusi, duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme