Mbretëria e Bashkuar bëri të ditur 92 sanksione të reja si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve në katër rajone ukrainase.
Në deklaratën zyrtare të qeverisë, thuhet se të ashtuquajturat referendume përbëjnë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Në mesin e të sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve.
“Referendumet e rreme që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.
Në Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, kutitë e votimit vazhdojnë të qarkullojnë shtëpi më shtëpi, për të legjitimuar aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Rusia ka bërë të ditur se votimi do të vazhdojë deri më 27 shtator. /euronews
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?