Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka sjellë Urdhër për procedurë hetimore kundër një personi 44-vjeçar, i cili gjatë dhunës familjare, e ka privuar nga jeta foshnjën e tij tre muajshe.
Nga PTHP thonë se natën në mes 25-26 shtatorit, derisa i dyshuari ka qenë në shtëpi me katër fëmijët e tij të mitur, në mesin e të cilëve edhe djali tre muajsh, këtë të fundit ka filluar ta godasë me duar dhe këmbë në trup dhe kokë.
“Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar disa lëndimet, të cilat më pas i kanë shkaktuar gjakderdhje dhe si rezultat foshnja ka ndërruar jetë”.
“Pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari mund të arratiset, mund të ndikojë mbi dëshmitarët, ose ta përsërisë veprën penale, prokurori kompetent ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit”, thonë nga PTHP.
Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje tjera./AlsatM/
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...