LDK: Qeveria të gjejë një zgjidhje për të filluar mësimi

11:32 | 27 Shtator 2022
A Z

Kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje qeverisë që të gjejë një zgjidhje sa i përket grevës në arsim që është duke zgjatur për pesë javë rresht.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se qeveria duhet të gjejë mënyrën për të dialoguar me SBASHK-un dhe mësimdhënësit.

“Nuk ka asnjë justifikim që kjo krizë në arsim të mbahet nga qeveria jonë. Duke e bllokuar procesin mësimor në shkollat publike dhe duke e lejuar funksionimin e shkollave private, kanë krijuar pabarazi. Kjo e bllokon sistemin publik dhe ua mundëson atyre private të funksionojnë. Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje dhe të dialogojë pa ndalur për të ardhur tek ajo. Mësimi duhet të fillojë qysh nesër. LDK-ja e mbështet dhe përkrah çfarëdo zgjidhje që arrihet”, ka thënë Lushaku-Sadriu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme