Google ADS

Rusia po vret në mënyrë cinike ushtarët e saj, thotë Zelenskyy

11:10 | 27 Shtator 2022
K.B

Tre javë pas kundërofensivës në veri-lindje të vendit, që u mundësoi rimarrjen nën kontroll të disa mijëra kilometrave katrorë territor, forcat ukrainase vazhdojnë presionin ndaj ushtrisë ruse në Donbas.

Në rajonin tjetër të Kharkivit, që u rimor gjithashtu nën kontroll në javët e fundit, ukrainasit zotërojnë pjesën dërrmuese të qytetit të Kupianskut, hekurudha e të cilit u përdor më herët nga Rusia për të furnizuar trupat e saj në jug.

Megjithatë, një zonë e vogël në bregun lindor të lumit Oskil mbetet në duart e trupave ruse, të cilat i pengojnë ato ukrainase të avancojnë drejt rajonit të Luhanskut.

“Pavarësisht luftës së pakuptimtë nga Rusia dhe mungesës së iniciativës të kundërshtarëve, komanda e ushtrisë ruse vazhdon t’i çojë trupat e saj drejt vdekjes. Përpjekjet e Moskës në Donjeck do të hyjnë në histori si një nga vrasjet më cinike të ushtarëve të saj”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy

Trupat ukrainase po hetojnë dyshimet për ekzistencën e një varri masiv, në një ish-bazë të braktisur ruse në afërsi të kufirit.

Struktura është një ish-fermë industriale jashtë lokalitetit Kozaça Lopan, rreth 2 kilometra larg kufirit ndërkombëtar, e përdorur nga rusët për të fshehur tanket. /euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme