Shiste prona të Kosovës me dokumente të falsifikuara në Bosnje e Mal të Zi, arrestohet i dyshuari

10:22 | 27 Shtator 2022
A. B.

Një person është arrestuar të hënën në Bërnjak, pasi dyshohet se ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat gjenden në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja, për shitjen e aseteve.

“PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit i është bastisur shtëpia në koordinim me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme