Google ADS

Vetaksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

14:38 | 26 Shtator 2022
A. B.

Një vetaksidenti ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”,deklaroi Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme