Pavarësisht paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve, duke zbritur në Ligën B pas humbjes në “San Siro” ndaj Italisë, Lothar Matthaus është i bindur se, të paktën për sa iu përket emrave, Anglia është ende një nga kandidatët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, e cila do të fillojë në mesin e nëntorit në Katar.
E fundit me vetëm dy pikë në Grupin C të Ligës së Kombeve me dy barazime dhe tri humbje, Anglia do të përballet sonte me Gjermaninë, në ndeshjen e fundit të kompeticionit. Nga edicioni i ardhshëm do të jetë në Ligën B, me synimin pra për t’u ngjitur sërish në Ligën A.
Ish-fituesi i Topit Artë, gjermani Lothar Matthaus, legjenda e Interit mes viteve ‘80-ta dhe ‘90-ta, foli për “The Telegraph” mbi shanset e “Tre Luanëve” për sukses në Katar 2022.
“Kur shihni emrat e lojtarëve, Anglia është favorite për ta fituar Kupën e Botës. Anglia dhe Franca mund të kenë nag tri skuadra kryesore secila. Vendi i katërt në Botërorin e Rusisë, finalja e Europianit të fundit…, anglezët janë shumë afër fitimit të një titulli pas vitit 1966”.
Dyshimi i vetëm i Matthaus lidhet me rolin e portierit, sipas tij jo i barabartë me “luftanijet” e tjera si Gjermania, kundërshtari i radhës i britanikëve.
“Ndoshta Anglia ka një problem me portierin. Fjala vjen, nuk ka një portier si Gjermania. Ky mund të jetë një problem i madh. Në Kupën e Botës ju nevojitet çdo lojtar”, ka potencuar më tej ai. /Telegrafi/
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...