Google ADS

Protesta për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë, reagon Edi Rama

11:21 | 26 Shtator 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me protestën që po organizohet nga nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif” për mbylljen e kësaj shkolle.

Në një postim në Twitter, Rama u ka bërë thirrje nxënësve që të protestojnë kundër pronarëve të kolegjit që shitën shkollën dhe zhvendosën aktivitetin pa marrë leje sipas ligjit, jo kundër qeverisë.

Sipas tij ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme