“Sindikalistë të PAN-it”, Jasharaj: Me këto deklarata Kurti e tensionon situatën

14:50 | 25 Shtator 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar.

E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha për arbresh.info se, Kurti mund ta ketë  bërë deklaratën të ndikojë tek anëtarësia greviste por anëtarësia e di udhëheqjen e SBASHK-ut nuk ndikohet.

Sipas tij, në vend të deklaratave Kurti duhet ta qetësojë dhe relaksoj situatën me ndonjë mesazh pozitiv e me një gatishmëri për tu ulur me këshillin grevistë, sepse  kjo gjë vetëm e tensionon situatën.

“Nuk është hera e parë që e thotë këtë deklaratë, po e përsërisin tani e sa kohë edhe është një deklaratë e pabazuar, dhe që nuk qëndron fare, mbasi në fillim Kurti mund ta ketë bërë të ndikojë tek anëtarësia greviste por anëtarësia  e di udhëheqjen e SBASHK-ut. Deklarata e tij nuk e di pse po e thotë se nuk e ka asnjë argument dhe nuk arrin asnjë efekt vetëm efekte negative që mund të krijojnë një ndjenjë që në vend të qetësohet dhe relaksohet situata me një mesazh pozitiv e me një gatishmëri për tu ulur me këshillin grevistë, kjo gjë vetëm e tensionon situatën. Kurti në vend të deklaratave, Kurti të dëshmojë se është për ta relaksuar situatën. Nuk e di se çka donë të arrijë me deklarata të tilla Kurti”, tha Jasharaj.

Tutje, ai tha se nga greva nuk do të tërhiqen.

“Jo, nuk e dimë se çfarë do të ndodh tani apo në të ardhmen”, shtoi Jasharaj./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti për grevat: Sindikalistët e PAN-it kanë inat antiqeveritar

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme