Një person është vrarë në lagjen Kolovicë të Prishtinës sot rreth orës 10:30.
Viktima F.B, fillimisht ishte plagosur dhe i njëjti nuk ia doli t’ju bëjë ballë plagëve të shkaktuara.
Ai vdiq në Qendren Klinike dhe Universitare (QKUK).
Lajmin për arbresh.info e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se lidhur me rastin është arrestuar një persona dhe është konfiskuar një armë e gjuetisë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast.
“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”- tha Ahmeti./arbresh.info/
lexo edhe:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...