Në Ligjin e ri të Buxheteve, i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, parashihet që buxhetimi do të realizohet sipas rezultateve dhe matjes së persofrmancës së tyre nëpërmjet treguesve (Key Performance Indicators). Buxhetimi i bazuar në rezultate ka për qëllim të sigurojë që vendimmarrësit kryesorë dhe hartuesit e caktuar të politikave, në mënyrë sistemike t’i marrin parasysh rezultatet që duhen arritur me realizimin e shpenzimeve, respektivisht mënyra më e mirë për ta përmirësuar politikëbërjen e shpenzimeve është shfrytëzimi i informacioneve mbi performancën e rezultateve.
Kështu shkruan ministri i Financave në Maqedoni të Veriut, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të fundit dedikuar Ligjit të ri të Buxheteve. Ai thitë se përmes buxhetimit të bazuar në rezultate, respektivisht performancë, do të përmirësohet efikasiteti dhe efektiviteti i shpenzimeve publike.
“Për ta arritur këtë, duhet të përcaktohen qartë qëllimet e përgjithshme (në lidhje me politikat), qëllimet specifike (në lidhje me programet e caktuara) dhe rezultatet që do të arrihen, përkatësisht treguesit (në lidhje me nënprogramet). Gjithashtu, përcaktohen edhe vlerat e shpenzuara për një qëllim të caktuar – tregues input. Kështu, mund të monitorohet në mënyrë të qartë dhe transparente, se sa është shpenzuar për një qëllim të caktuar dhe cilat janë rezultatet e bazuara në të. Pritshmëritë janë që kjo mënyrë planifikimi të kontribuojë në konsolidimin fiskal, që është një nga qëllimet e politikës fiskale, por edhe në përmirësimin e realizimit të projekteve kapitale”, thekson ministri i Financave.
Me Ligjin e Buxheteve parashihen një sërë ndryshimesh esenciale, që i referohen planifikimit, menaxhimit dhe realizimit të mëtejshëm të të hyrave dhe shpenzimeve, si dhe transparencës dhe llogaridhënies fiskale. Një nga reformat kryesore që sjell ky ligj është projektimi afatmesëm, përkatësisht buxhetimi afatmesëm dhe strategjia fiskale pesëvjeçare.
“Ligji funksionon në drejtim të përmirësimit të strukturës dhe përmbajtjes së buxhetit si dhe menaxhimit me financat publike financiare dhe jofinanciare, duke përfshirë edhe publikimin e regjistrit të subjekteve publike. Një pjesë sinjifikative e reformës është vendosja e rregullave dhe parimeve fiskale, si dhe themelimi i Këshillit Fiskal, i cili duhet të sigurojë analiza dhe mendime të pavarura dhe profesionale për supozimet makroekonomike dhe fiskale, strategjinë fiskale, buxhetin, raportet e zbatimit të buxhetit, rreziqet fiskale dhe të ngjashme. Me qëllim të rritjes së llogaridhënies së Qeverisë është përcaktuar deklarata për politikën fiskale, e cila duhet të përfshijë udhëzimet lidhur me strategjinë fiskale për kohëzgjatjen e mandatit. Njëkohësisht, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë dhe vëllimit të raporteve, do të bëhen përpjekje për përmirësimin e transparencës fiskale. Gjithashtu, përmes sistemit të integruar informativ për menaxhimin e financave publike – IFMIS, do të mundësohet planifikimi dhe monitorimi më i mirë i realizimit të të hyrave dhe shpenzimeve në buxhet”, thekson Besimi.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda