Digjet një depo me mallra në Prishtinë

10:15 | 25 Shtator 2022
A. B.

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë depo me mallra.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Justina Shkupi”, në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

“Rr. Justina Shkupi, Prishtinë 24.09.2022 – 00:11. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë depo me mallra. Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme