Blerjet online janë bërë një trend shumë i përhapur që nga pandemia në Kosovë. Mirëpo kjo po has në pakënaqësi të shumta te blerësit, pasi që nuk ofrohen produktet ashtu siç duken gjatë reklamimit.
Kjo i ka ndodhur edhe qytetarit F.Sh nga Prishtina gjatë blerjes së një produkti në një faqe online në facebook.
Ai thotë se nuk preferon blerjet online mirëpo në mungesë të kohës po detyrohet të bëjë një gjë të tillë.
“Nuk është që bëjë porosi online, mirëpo në mungesë të kohës vendosa të porosis. Porosia më erdhi me kualitet shumë shumë të dobët dhe me material krejt tjetër, jo si shihej në foton ku bëhej reklama. Unë ju shkrova në faqen e tyre rreth pakënaqësisë time dhe ata nuk më kthyen përgjigje”, thotë F.Sh për arbresh.info.
Ndërsa një shitëse nga një faqe në rrjetet sociale thotë se e lejojnë hapjen dhe shikimin e produktit nga ana e klientëve para se të bëhet pagesa e produktit mandej nëse klienti nuk është i kënaqur mundësia është të kthehet produkti vetëm të bëhet pagesa e shërbimit postar, kështu thotë pronarja e një faqeje në rrjetet sociale.
Për probleme të tilla janë në dijeni edhe në Policinë e Kosovës. Sipas zyrës për medie, organi i rendit ka marrë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët janë duke i trajtuar. Andaj Policia apelon tek qytetarët për t’iu shmangur situatave të tilla duhet të verifikohen faqet që ofrojnë shitjen e këtyre produkteve.
“Kujdes të shtuar gjatë blerjeve online. Verifikoni ueb-faqet që ofrojnë produkte online (a kanë të dhëna kontaktuese – persona kontaktues, e-mail adresë, telefon, adresë fizike, a ka përdorues, vlerësimet dhe komentet e blerësve etj.)’, thuhet në apelin e policisë.
Përveç hetimit të rasteve me qëllim që të minimizojmë këto raste Policia e Kosovës lutë qytetarët të mos bien viktimë e tyre, dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit.
Ekonomisti, Burim Berisha, thotë se përderisa nuk ka kontrollë atëherë ka këso lloje të mashtrimeve, përndryshe këto janë duke e dëmtuar tregun në përgjithësi.
“Kjo po ndikon edhe në dobësimin e kompanive të regjistruara që paguajnë tatime e punëtorë, e këta vetëm e kanë hapur një faqe në rrjete sociale dhe ofron shërbime dhe nuk e kanë lidhjen në mënyrë të rregullt me ATK-në në marrjen e porosive të cilat ata i bëjnë”, thotë Berisha.
Ai më tutje shtoi se “ATK duhet të ndjek këto biznese dhe me u dhënë një softuerë apo me shku me një lloj softuerë të caktuam që me i kyç ata vetëm me anë të softuerit me bë porosi përndryshe janë tu e dëmtu dhe tu e shkatërru tregun në përgjithësi”, vlerëson Berisha./ Vjollca Gajraku/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...