Trajneri i Izraelit nuk i ka përmbajtur dot lotët e gëzimit pas fitores me Shqipërinë. Alon Hazan ka dalë me lot në sy në intervistën pas ndeshjes, ku është shprehur se kjo ishte hera e katërt kur ekipi i tij pëson gol dhe reagon.
Kreu i pankinës së izraelitëve ka vlerësuar golin e Myrto Uzunit, por më tej ka duartrokitur karakterin e lojtarëve të tij, të cilët nuk u dorëzuan dhe arritën që në fund të merrnin tre pikët.
“Këta lojtarë nuk dorëzohen kurrë, mendoj se kjo është ndeshja e katërt që ne nuk dorëzohemi. Jam i lumtur për futbollin izraelit, nëse njerëzit shkojnë në festë me buzëqeshje, kjo më bën të kem më shumë kënaqësi në jetën time. Ne po përpiqemi të bëjmë gjëra që ndryshojnë karakterin. Shqiptarët nxorën të gjitha mjetet përpara dhe ushtruan presion… çfarë mund të them? Unë jam më i lumturi në botë. Pësuam një gol të jashtëzakonshëm, por pas kësaj ne mundëm të vendosnim ndeshjen dhe fushatën. Ata ishin superiorë në minutat e fundit, por para kësaj luajtëm shkëlqyeshëm. Jam i lumtur për ne dhe për vendin, nuk ka asgjë më argëtuese se duke marrë një fitore”“, ka deklaruar Alon Hazan.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...