Në suazën e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes të A5, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mbajti takime bilaterale me anëtarët e këtij mekanizmi.
Sipas njoftimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, KOMFSK fillimisht u takua me Zv. Shefin e Mbrojtjes së Kroacisë,gjenerallejtënant Brozovic, pastaj me Shefin e Mbrojtjes së Malit të Zi, gjeneral brigade Lazarevic, me homologun maqedonas gjenerallejtënant Gjurchinovskin dhe me Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjeneral brigade Kingjin.
“KOMFSK Jashari informoi homologët mbi arritjet dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për synimet e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm për integrim në NATO. Takimet me palët bilaterale shërbyen për të diskutuar thellimin e bashkëpunimin mes palëve në vitet në vijim me theks të veçantë bashkëpunimin rajonal dhe rrugën e integrimit në NATO. Temë kyçe e diskutimeve ishin edhe sfidat e sigurisë dhe influenca ruse në rajon”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në të gjitha takimet bilaterale, KOMFSK ishte i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral major Benjamin Corell, duke treguar edhe njëherë aleancën strategjike mes FSK-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?