Gjykata Speciale që nga fillimi u kundërshtua nga individë e grupacione të ndryshme politike dhe jo vetëm.
Edhe pas themelimit të saj, në vazhdimësi kjo gjykatë është quajtur e padrejtë dhe një-etnike.
Megjithatë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, thotë se Dhomat e Specializuara dhe ZPS janë dy organe të pavarura nga njëra-tjetra dhe se nuk pajtohet me deklarimet në Kosovë se kjo gjykatë është një etnike.
“Së pari, ne nuk jemi gjykatë një-etnike, ne jemi gjykatë. E kemi mandatin që është vendosur në një marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje e vitit 2014, dhe nuk e kuptoj pse ekziston kjo këmbëngulje në promovimin e kësaj pikëpamjeje për dhomat e specializuara të Kosovës. Kemi të bëjmë me përgjegjësi penale individuale, për krime gjoja të kryera, dhe mandati ynë nuk ka të bëjë me organizata, me grupe, me etni”, tha ajo për T7.
Gjykata Speciale tashmë ka dënuar me burgim dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ata akuzohen se u angazhuan kundër administrimit të drejtësisë duke nxjerrë dokumente konfidenciale dhe emra dëshmitaresh.
Megjithatë, ende nuk është zbardhur prejardhja e dokumenteve dhe kush i dërgoi ato në zyrat e OVL-UÇK.
E për këtë temë, kryetarja e gjykatës u referohet vetëm deklarimeve publike të Prokurorit të Specializuar.
Lidhur me rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryetarja e Gjykatës Speciale thotë se është tejet voluminoz.
“Ky rast është një çështje voluminoze, jo vetëm për shkak të numrit të të akuzuarve, por edhe për shkak se në seancën e kaluar, më bëri përshtypje numri i faqeve që mbrojtja ua komunikoj të gjithëve. Sigurisht që seanca ishte publike. Prokurori aktualisht po mendon të sjell në sallën e gjyqit rreth 318 dëshmitarë”, tha tutje Trendafilova.
Megjithatë, pritshmëri e saj janë që në fund të këtij viti të fillojë gjykimi.
Gjatë konferencave mbi ecurinë e çështjes, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë adresuar kritika në adresë të ZPS-së se e njëjta nuk po i nxjerr provat shfajësuese.
Mirëpo, këto prova sipas kryetarës së gjykatës duhet te jepen sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Gjykata Speciale u themelua nga Kuvendi i Kosovës por vepron në Hagë të Holandës, me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...