Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE.
“Serbia duhet të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë me kurajë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado që të vështira të duken”- nënvizoi Rama. /euronews.al/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...