Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në rrjetin social Facebook ka publikuar shpenzimet e ministrisë që ai drejton, për dreka zyrtare, duke bërë një krahasim me shpenzimet e bëra nga paraardhësit e tij.
Mehaj tha se po e bën këtë, pasi ka pasur raportime nga disa media për keqpërdorim.
“Për disa medie të cilat ndoshta nuk kanë gjetur kohën e mjaftueshme për të promovuar punën e Ministrisë së Mbrojtjes, ngase më tepër kanë qenë të angazhuar në keqinformimin e publikut, si dhe keqinterpretimin e të dhënave, dua të ndaj me ta vlera të krahasueshme të cilat sipas vullnetit ndoshta edhe mund t’u shërbejnë për të parë pa ngarkesa ndikimesh anën pozitive të punëve që po kryhen, të cilat padyshim se do të jenë edhe më intensive muajve në vijim, sepse jemi zotuar para qytetarëve se do të fitojmë çdo betejë të nevojshme për të ngritur ushtrinë dhe shtetin në nivelin e pritshmërive të tyre, të krahasueshëm me çdo shtet evropian”, ka shkruar Mehaj ndër të tjera.
Sipas grafikës së shpërndarë nga ministri, del se dikasteri që ai drejton ka shpenzuar 18,077 euro në dreka dhe 1,158 euro në byfe, gjatë viteve 2021-2022./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...