Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, mbajti Konventën Programe, të cilën e shpalli të hapur nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i degës i kësaj komune, Lutfi Haziri, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë.
Në fjalën e tij, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit. Ai tha se edhe përkundër faktit që në Gjilan janë në opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm në Gjilan, për të cilin tha se ky pushtet e fituar një zyre por e ka humbur qytetarin.
Ndër të tjera, ai tha se LDK do ta bëj rikthimin e madh, në krye me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, pasi që e vlerësoi organizimin e Konventës, tha se nga Gjilani po e nisim ciklin e takimeve me njerëzit tanë gjithandej Kosovës, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë po njohin qartë energjinë e re dhe ndryshimin e shumëkërkuar në LDK.
Kryetari Abdixhiku, theksoi se shumë njerëz të rinj, profesionistë të rinj, burra e gra më të mirë të vendit po i bashkohen lidhjes sonë politike, ndërkaq, nënvizoi se përkundër progresit të jashtëzakonshëm në këtë kohë të shkurtë, duhet të përmirësohemi e rritemi edhe më tutje.
Sa i përket sfidave që po përballen qytetarët, kryetari Abdixhiku theksoi se jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Ndër të tjera, ai tha se Kosova nuk ka Qeveri, ngase në vend të gjetjes së zgjidhjeve për çdo problem, nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjojmë narracione të 14 shkurtit, fajësimeve për 20 vjet, e konspiracione të ndryshme.
Kryetari Abdixhiku, specifikoi se LDK ka një plan dhe ekip që po ndërtojnë programin në bashkëbisedim me qytetarët, ku do t’i japim përgjigje dhe vizione të qarta e të guximshme problemeve të vendit tonë.
Ai, në fund të fjalës së tij, bëri thirrje që të gjithë rugovistët, të gjithë besimtarët e djathtë dhe patriotët e Republikës së Kosovës të bashkëngjiten në rrugëtimin e madh, ku theksoi se Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ne kemi nevojë për njerëzit më të mirë të vendit. /arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...